Gashi raporton në komision, thotë se sfidë e kanë buxhetin e vogël

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 14:43 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, raporton Ekonomia Online. Gashi ka folur për rezultatet dhe sfidat problemet që ka kjo ministri.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes mekanizmave insitucional ka vazhduar me përmbushjen e objektivave duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëkohore të fushave të kulturës dhe sportit brenda dhe jashtë vendit”, Gashi.

Gashi ka folur për sukseset e filmave kosovarë në festivalet e ndryshme ndërkombëtare. Nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për “Evropa kreative”, Gashi e vlerësoi si një arritje të madhe për MKRS-në.

“MKRS ka krijuar inspektoratin e trashëgimisë kulturore dhe deri më tani ky mekanizëm nuk ka qenë i themeluar, shërben si institucion për parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë në vend. Për herë të parë në Kosovë KOK, Federatat e sportistët financohen në rregulloren e re për kategorizim d.m.th të gjitha ato që kanë rezultate MKRS i financon dhe për herë të parë e kemi këtë mënyrë të re ketë mënyrë të financimit për gjitha federatat”, tha ai.

Gashi tha se njëra nga sfidat që ka pas dhe ka MKRS është buxheti i vogël që ka kjo ministri, raporton EO.

“Kemi pasur një program me synime të mëdha dhe ambicie të mëdha, buxheti ka qenë jo i mjaftueshëm për realizimin e gjitha projekteve, promovimi i Kosovës brenda dhe jashtë vendit kërkon kosto shtesë, 3 filma janë nominuar për çmim Oskar dhe kjo kërkon kosto shtesë, kemi 4 sportist me normë Olimpike që do përfaqësojnë Kosovën në Lojëra Olimpike dhe gjitha këto kërkojnë kosto shtesë dhe ndihmë financiarë”, tha Gashi.

Përderisa Arbërie Nagavci, nga VV-ja tha se ka shqetësime në lidhje me kushtet e këqija në të cilën punojnë stafi i Filarmonisë së Kosovës, Baletit dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.

“Drejtori dhe stafi i filarmonisë shpresoj që i keni vizituar dhe ata janë në kushte te vështira të punës dhe ishte një numër i madh i profesionistëve që ushtronin në një sallë të vogël me kushte të vështira, çfarë keni paraparë të përmirësoni kushtet e punës për stafin e filarmonisë së Kosovës”, tha Nagavci.

“Stafi i baletit, aty vendi ku punojnë, pagat e ulëta dhe kishin ankesa pse nuk janë marrë parasysh rritja e pagës si për koleget e tyre të komunitetet artistik dhe kushtet e vështira të punës”, tha ajo.

Driton Çaushi, nga PSD-ja tha se pyeti ministrin në lidhje me stadiumin e Gjakovës, raporton EO.

“Nëse ka pas një ndërhyrje të tillë edhe në një stadium ku për shumë vite nuk ka kaluar ndonjë investim që është stadiumi i qytetit në Gjakovë që shërben stadium për gjitha klubet sporteve dhe ka rëndësi dukë qenë vendi ku luan një ekip me tradita si ai i Vllaznimit, a keni ndërhyrë aty sepse gjendja është e rëndë dhe ka munguar deri me tani çdo mbështetje për përmirësimin e kësaj gjendje”, tha Çaushi.

Gashi tha se do ketë renovim në stadiumin e Gjakovës edhe pse në fillim ishte diskutuar që të bartët stadiumi në një lokacion tjetër, dhe se komisionit për financa do të i kërkohet për ndarjen e një buxheti për këtë projekt.

Kurse Kryesuesi i komisionit, Ismail Kurteshi, pyeti ministrin në lidhje me punësimin e 200 praktikantëve.

“200 të rinj të punësuar si praktikant a e konsideroni sukses apo keqardhje që numri 200 është i vogël për të u angazhuar në punë sepse ministria juaj e ka angazhimin për rini dhe të i inkuadrojnë më shumë njerëz sepse nuk kërkon investime dhe planifikim të madh”.

Ministri Gashi tha se punësimi i 200 të rinjve nuk ka të bëj aspak me involvimin e MKRS-së në këto punësime dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë subjekt partiak.

“Ne kemi kontaktuar kompanitë dhe biznese që e knë zhvilluar procedurën e konkursit dhe intervistave asnjë involvim nuk ka pasur ministria, ne vetëm kemi dhënë mjetet financiare dhe nuk e di se kush bën pjesë në këto programe”, tha Gashi.

“Shumë shpejtë do kemi projektin ideator të gatshëm, projekti i parë ka pasur një kosto të madhe dhe ne jemi munduar ta reduktojmë në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për të gjithë”.

Të ngjashme