Planifikimi i keq i buxhetit për vitin 2019 dhe realizimi i ulët bëri, sidomos në fushën e arsimit, që komuna e Prishtinës të mos përmbush obligimet themelore për fillimin normal të vitit të ri shkollor, kështu deklaroi Këshilltari i LDK-së në Kuvendin Komunal, Agim Gashi, shkruan Ekonomia Online.
Sipas tij, qeveria komunale nuk renovoj në përmasa të nevojshme objektet shkollore e posaqërisht objektin e gjimnazit “Ahmet Gashi” apo siç është i njohur në mendësinë qytetare objektin e “shkollës teknike”.
“Ky objekt, është pjesë integrale e zonës së mbrojtur të Prishtinës dhe, ashtu siç është, së paku vizuelisht, kur qytetari kalon aty pari, duhet të ketë parasyshë atë pamje origjinale të asaj lagjeje sepse ashtu i është mësuar syri. Sepse kjo është vlerë trashëgimore. Kjo dhe është vlera e asaj lagjeje.
Edhe me Planin Rregullativ, ajo zonë , trajtohet si zonë e mbrojtur. Dhe merreni me mend, nga zyrat e qeverisë të komunës së Prishtinës del informata se do të rrënohet ai objekt që i përket zonës së mbrojtur. Dhe lajmi merr dhenë. E nxënësit dalin në protestë. Bllokojnë rrugët. Kjo katrahurë më bënë të ndjehem keq”, tha ai.
Me tej, Gashi ka pyetur se pse po ndodhë gjithë kjo papërgjegjësi e qeverisë komunale në raport me komunitetin arsimor dhe në raport me qytetarët e vet?
“Do të ndjehej me korrektësi nga të gjithë, po qe se, me kohë , komuna do siguronte mjetet dhe do merrte masat profesionale dhe buxhetore për renovimin e atij objekti dhe, për këtë do të njoftonte qytetarët e vet, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle. Kjo do të cilësohej si korrektësi dhe përpjekje reale për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor si obligim ligjor i qeverisë kmomunale dhe kryetarit të saj”,ka thënë Gashi.
Mosinvestimet në fushën e arsimit dhe mosgatishmëria për t’qeverisur racionalisht dhe arsyeshmërisht na e kujtojnë thënien e Tomi Blerit , citoj ”Si është arsimi sot, është kombi neser”.