Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Prishtinës, Fadil Gashi, ka reaguar lidhur me ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa ndaj fletëarresteve të lëshura nga Serbia që vazhdimisht propagandon lidhur me luftën e UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
“Me Ramushin faqebardhë
Edhe njëherë sistemi dështak trashëguar nga Milloshviqi, tenton që të njollosë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por si në të kaluarën do të dalin humbës.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të merr masa ndaj fletëarresteve të lëshura nga ky shteti dështak që vazhdimisht propagandon lidhur me luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e lirisë.
#meRamushin”