Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashi, ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19.
Gashi tha se nga data 20 mars janë shënuar gjithsejt 1 mijë e 963 raste.
Ai theksoi se janë shëruar 723 raste, por se akoma kanë mbetur edhe 1 mijë 219 raste aktive.
Deri më tani janë shënuar 22 raste me fatalitet.
Njoftimi i plotë:Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë.Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive.Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!#prishtina
#shpiPRkrejt