Gashi thotë se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 14:23 | Nga

Zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, priti një delegacion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (ICF), i cili përbëhej nga Fuphan Chou, Tjomas Lubeck dhe Gaetan Tiberghien.

Korporata është pjesë e grupit të Bankës Botërore, e fokusuar në investime.

Sipas njoftimit për media, ministri Gashi e informoi delegacionin për procesin e investimeve strategjike, sektorët strategjikë dhe, në veçanti, për rëndësinë që ka ligji dhe qasjen e lehtë që u mundëson kompanive serioze ndërkombëtare për investim në Kosovë.

Po ashtu, Gashi i siguroi të pranishmit se MDIS-i do të jetë afër investitorëve potencialë strategjikë për t’iu ndihmuar me të dhënat dhe informatat e duhura gjatë procesit të aplikimit për statusin e investitorit strategjik.

Ndër të tjera, ai i siguroi mysafirët se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë dhe se roli i ministrisë është t’i mbrojë dhe t’i ndihmojë ata në gjithë procesin.

Përfaqësuesit e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (ICF) shprehën interesim për procesin e investimeve strategjike, procedurat e shkurtuara, formën e aplikimit dhe, në veçanti, u interesuan për investimet në sektorin e energjisë dhe në atë të turizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme