Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka premtuar mbështetje për Agjencinë e Arkivave të Kosovës gjatë vizitës së bërë në këtë agjenci me që rast është takuar edhe me Kryeshefin Ekzekutiv, Ramë Manaj.
Gashi bëri të ditur se fillimisht i kanë ndarë 60 mijë euro për disa investime urgjente në objektin e kësaj agjencie mirëpo e kanë ndryshuar projektin dhe do të bëjnë një investim të plotë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i MKRS-së me tej ka shtuar se me kryeshefin janë pajtuar që të iniciohet plotësim- ndryshimi i Ligjit për Arkivat.
“Po shihet se dhe në depo edhe gjendja e objektit nuk është e mirë ne kemi përfunduar një intervenim të vogël kemi vendos raftet e reja. Këtu zotohemi që ministria e Kulturës do të jetë në mbështetjeje të drejtorit. Me filluar një investim të ri në këtë objekt duke përfshirë depon sistemin kundër zjarrit”.
“Beson që brenda disa ditëve do të hapim edhe proceduarave të investimit në këtë projekt. U pajtuam që të iniciojmë edhe plotësim- ndryshimin e Ligjit për arkivat. Ka për qëllimin zotimin tonë përpjekjet tona për ta ndryshuar gjendjen për të mirë”.
“Në fakt ne kemi një pozicion të ndarë buxhetor për të filluar këtë projekt. Uroj që të kemi edhe rishikim të buxhetit që ta plotësojmë. Aktualisht i kemi të ndara 60 mijë euro, por kemi vendosur ta ndryshojmë këtë projekt dhe ta kemi një projekt që të përfshijë edhe të gjithë objektin”.
Ndërsa kryeshefi Ramë Manaj tha se duke pas parasysh premtimin e ministrit, shpresojnë që gjendja në këtë agjenci të përmirësohet.
Sipas tij, kushtet e punës janë limituese në Arkivat e Kosovës. Manaj shtoi se në Ligji për arkivat duhet të plotësohet për shkak se sipas tij, Ligji aktual është i mangët dhe ka mungesë të zgjidhjeve, raporton EO.
“Kemi bërë përpjekjen të prezantojnë gjendjen, situatën e trashëguar dhe kemi marr premtim. Ka filluar përkrahje ende e pamjaftueshme, por shpresëdhënëse. Kemi bërë përpjekje që në këto rrethana të vazhdojmë punën ka rezultatet, por kushtet janë shumë limitiese kanë të bëjnë me ambientet e pamjaftueshme ne mungesën e hapësirës dhe teknologjisë”.
“Ministri ka pas edhe më herët njohuri më vjen keq që është e tillë. Kjo gjendje është e periudhave shumë më të hershme. Ne shpresojmë shumë që do të ketë investime për tejkalimin e saj në përmirësim të hapësirave në begatim të teknologjisë te punëtorëve dhe digjitalizimit. Ligjit për arkivat është një ligj i mangët është i tkurrur prej 50 për qind ka mungesë norme ka mungesë të zgjidhjeve”.