Avokati Tomë Gashi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për ndalesën e paraburgimit për tre artistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.
Përmes një postimi në Facebook, sipas Gashit, ndërprerja e masës së paraburgimit të tyre, është vetëm fillimi i përmirësimit të padrejtësisë ndaj tyre, shkruan Indeksonline.
Por, ai ka pyetur se kush do të jep përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit.
“Nderpremja e mases se paraburgimit per aktivistet e Lëvizjes Vetevendosje! eshte vetem fillimi i permirsimit te pa drejtesise ndaj tyre. Gjithqka edhe mund te permiresohet, por kush do te jep pergjegjesi per vrasjen e Astrit Deharit!!!”, ka shkruar ai.