Avokati Tomë Gashi, ka thënë se asnjëri nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale.
“Le t’i akuzojnë të gjithë nëse kanë fakte”, tha ai, në Klan Kosova.
Tutje ai ka thënë se askush nga partitë politikë nuk është kundër bashkimit të Mitrovicës dhe zhvillimit ekonomik.
“Nuk do të na pyet askush, por që nëse Haradinaj do të ketë 62 deputetë atëherë ai do të mund ta formojë qeverinë”, kështu ka thënë Gashi.
“Nëse e dyta është Lëvizja Vetëvendosje atëherë nuk ka fontanë dëshirash për krijimin e qeverisë. Thaçi nuk do të mund ta mandatojë Avdullah Hotin para Albin Kurtit, pasi VV ka dalë e vetme si fituese në këto zgjedhje”.
“Jam 100% i sigurt që Vetëvendosje do të vijë në pushtet. Zyrtarët e Vetëvendosjes nuk janë servilë”, tha Gashi.