Piloti francez Pierre Gasly ka bërë befasi duke e fituar sot garën e Formula 1 në Itali.
Garuesi i Alphatauri Hondas triumfoi me kohë 1:47:06.056, duke lënë prapa Carlos Sainzin e McLarenit për 0.415 sekonda.
Pozita e tretë i ka takuar Lance Strollit të Racing Point, ndërsa i katërti Lando Norrisi i McLaren Renaultit.
Valtteri Bottas i Mercedesit ka përfunduar i pesti.
Lideri dhe kampioni në fuqi, Lewis Hamiltoni i Mercedesit ka përfunduar në vend të shtatë.
Hamilton kryeson renditjen me 164 pikë pas tetë garave, Bottas është i dyti me 117 pikë, ndërsa Max Verstappen i treti me 110 pikë.
Është hera e parë që nga viti 2013, kur Kimi Raikkonen triumfoi me Lotusin në Austri, që një garë në Formula 1 e fitoi një garues që nuk është pjesë e Mercedesit, Ferrarit apo Red Bullit.
“Është e jashtëzakonshme”, ka thënë Gasly. “Ishte garë e çmendur”.