Gastronomët: Jemi pranë falimentimit, shumë punëtorë do të mbesin papunë

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 14:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka njoftuar se të martën është mbledhur për të diskutuar vendimet e fundit të Qeverisë që i detyron këta të fundit të ndërpresin punën nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Gastronomët po kërkojnë që të japin kontributin në dizajnimin e masave dhe praktikave të cilat do të ishin më pak të dëmshme për bizneset dhe ekonominë.

Sarah Rexhepi-Pula nga kjo shoqatë i tha Ekonomia Online, se kufizimi i masave dhe shkurtimi i orarit do ta dëmtojë tej mase sektorin e gastronomisë.

Madje, ajo thotë se shumica e bizneseve do të detyrohen që të mbyllen nga ky vendim.

“Vendimi që orari të caktohet deri në ora 21:00, nuk besoj se ndihmon në parandalimin e virusit, pasi që virusi është ekzistent dhe ne si popull duhet të mësohemi të jetojmë me të. Me këtë vendim, shumicën e bizneseve do të na detyrojë t’i mbyllim”.

“Propozojmë që masat të bëhet vetëdijesimi i popullit dhe të ndërmerren masat që ato kafiteri që nuk i respektojnë masat, të inspektohen për çdo ditë dhe ato të cilat nuk i respektojnë këto masa të gjobiten ose nëse është nevoja edhe të mbyllen”, thotë ai.

Teksa ka folur për këto masa, ajo thotë se do të detyrohet që ta reduktojë stafin, nga 20 punëtorë në 10 sosh, raporton EO.

“Unë i kam 20 punëtorë dhe pikërisht kjo është arsyeja që të aktivizohem në shoqatë. Ne e kemi të pamundur që t’i mbajmë të gjithë, nëse jo gjysmën, ndoshta edhe më pak se gjysma do të mbesin, kemi qira, kemi tatime dhe shumë shpenzime të cilat do të jetë e pamundur në këtë mënyrë të funksionojmë”.

“Ne jemi dakord për t’i respektuar këto masa mirëpo shkurtimi i orarit neve na kushton dhe na dëmton shumë”, thotë ajo.

Po ashtu ajo ka kërkuar nga institucionet për ndihmë shtesë, si riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj, shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve, së paku edhe për tre muaj.

Të ngjashme