Shoqata e Gastronomëve të Kosovës bën të ditur se do të protestojnë më 15 dhjetor, nga ora 13:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.
“Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë s’po na japin. Po i thërrasim e s’po na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë”, thuhet në njoftimin ku bëhet e ditur edhe protesta.
Ata thonë se durimit të tyre i ka ardhur fundi dhe se pavarësisht vaksinimit po vazhdojnë të mbahen të izoluar.