Shoqata e gastronomëve të Kosovës në një konferencë për medie kanë kërkuar ndihmën e shtetit, pasi që ata janë në prag të falimentimit, raporton Ekonomia Online.
Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqitha se vendimi i qeverisë për distancën dhe për shkurtimin e orarit nuk është i gabuar.
Ai ka kërkuar subvencionim nga qeveria e Kosovës për ti dalë në ndihmë gastronomëve, dhe ka kërkuar nga qeveria që ti ndihmojë në mënyrë që të mos mbyllen 7 mijë biznese të këtij sektori.
“Së pari ne kemi bërë këtë mbledhjen për Qeverinë e Kosovës që të jemi bashkëpunues dhe të na ofrojë ndihmën. Gagastronomët janë të parët që u mbyllën dhe me shumë masa të rrepta që po kalojmë tash. Me nuk jemi mbledhur me kthyer punën tonë si kemi por me kërkuar atë që na takon. Reflektimi i shtetit ndaj neve është shumë i zbehtë”.
“Masat që i kanë vendosur për distancën dhe orarin ne nuk themi që janë të gabueshme por ne po themi nëse ndalohet diçka atëherë të lirohet diçka dhe të kemi subvencionim”.
Kllokoqi ka thënë se janë në një sëmundje ekonomike dhe se po punojnë 50% më pak krahasuar me situatën normale.
Megjithatë, ai ka thënë se shoqatës nuk i ka pëlqyer deklarata e kryeministrit Avdullah Hoti që gastronomia ka qenë shpërndarësi më i madh i virusit.
“Ne jemi në një sëmundje ekonomike që na ka prekur të gjithëve sepse jemi duke punuar me 50% më pak. Ne po kërkojmë mbulimin e qerave për 50%, shtypin e deklarimeve për tre muaj”.
“Nuk kemi qenë të pajtuar me deklaratat e kryeministrit që gastronomia e ka shpërndarë virusin, dhe nëse dikush i ka prishur rregullat atëherë ne nuk jemi shoqatë për me mbrojtur”.
Mes tjerash ka thënë se në qoftë se Qeveria nuk reagon dhe t’i dalë në ndihmë gastronomëve do të mbajnë aksion simbolik me 27 korrik, raporton EO.
“Atëherë nëse nuk merren këto masa për subvencionim dhe për pagesën e qerave, ne do të dalim me 27 korrik para qeverisë të marrim një aksion simbolik, ku në ora 12 ti dorëzojmë çelësat para qeverisë dhe po ashtu edhe kuponët fiskale dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi fiskale”.
Shoqata e gastronomëve gjithashtu i kanë bërë thirrje kryeministrit Hoti, për një takim në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike.