Gati gjysma e qytetarëve e shohin si shumë të rrezikshëm posedimin e armëve pa leje

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Barometri Kosovar i Sigurisë për vitin 2019, i cili është duke u realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka treguar se 47.5 për qind e kosovarëve posedimin e armëve pa leje e kanë vlerësuar si shumë rrezik për sigurinë. 

Sipas Barometrit, i cili ende nuk është publikuar, 8.1 për qind e tyre janë deklaruar se deri diku shohin rrezik nga armët ilegale, ndërsa 37.9 për qind kanë vlerësuar se nga nuk ka ndonjë rrezik. Statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë për afro 250 mijë armë ilegale që qarkullojnë në Kosovë, ndërkohë që procesi i legalizimit, i cili është zhvilluar në vitet 2018-2019, vlerësohet se nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme, shkruan sot Koha Ditore.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se numri i personave që kanë aplikuar për leje është tejet i vogël, krahasuar me numrin e madh të armëve ilegale që qarkullojnë në Kosovë. Ai përmendur  dy arsyet kryesore të moslegalizimit të armëve. 

“E para është kostoja e lartë e legalizimit të një arme, duke filluar nga certifikata mjekësore e cila kushton 50 euro, pastaj ushtrimet të cilat duhet të kryhen nga secili individ që do të legalizojë një armë që kushtojnë rreth 250 euro… Thjesht, duke pasur për bazë gjendjen ekonomike në Kosovës, njerëzit hezitojnë të shpenzojnë këtë shumë të parave për t’u pajisur me leje”, është shprehur Islami. Arsyeja e dytë, sipas tij, është fakti që statusi i Kosovës është ende i pazgjidhur. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme