Gattuso rinovon me Milanin deri në vitin 2021

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 17:45 | Nga

Milani e ka konfirmuar rinovimin e kontratës me trajnerin Gennaro Gattuso, i cili do ta drejtojë klubin deri në sezonin 2021.

Ai erdhi si zëvendësim i Vincenzo Montella, në fillim të sezonit, duke e rikthyer në formë klubin.

Të mërkurën mbrëma u njoftua se Ringhio do të rinovojë kontratën, ndërsa sot pasi arriti në Casa Milan u nënshkrua marrëveshja.

Klubi e ka njoftuar vazhdimin e kontratës së Gattusos deri në vitin 2021 me një video në Facebook.

“Jam mirënjohës për mundësinë”, ka thënë Gattuso.

Ai e ka falënderuar drejtorin Marco Fassonen dhe drejtorin sportin Massimiliano Mirabellin.

“Pa Fassonen dhe Mirabellin nuk do të isha këtu, ma dhanë këtë mundësi dhe jam i lumtur që mu dha mundësia ta stërvitë një klub si Milani”.

“Mendoj për stadin tim dhe lojtarët, i falënderoj për besimin dhe me shpersë do ta dërgojmë klubin e Milanit në maje sa më shpejtë”, ka thënë Gattuso.

Milani aktualisht gjendet në vendin e pestë në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme