Gaxherri: Jemi shtet laik, s’do të ketë kisha e xhamia në institucionet arsimore

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 12:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në seancën e Kuvendit të Kosovës foli rreth Kishës ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ajo tha se në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në asnjë vend ku ka institucione arsimore nuk do të ketë kisha e xhamia.

Gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ajo tha se zëvendëskryeministri Branimir Stojanovic e ka përgatit terrenin që të hapet kisha ortodokse, e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

“Shteti ynë është shtet laik. Kisha serbe që është e ndërtuar nën regjimin e Millosheviqit, të gjithë e dinë se çfarë qëllimi kishte kjo kishë në atë kohë. Serbët e Kosovës kanë obligim ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në asnjë vend ku është institucion arsimor nuk do ketë kisha e xhamia. Çdo qytetar i këtij vendi do t’i nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Gaxherri.

Të ngjashme