Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, beson se Klina, Istogu, Peja, Deçani dhe Juniku do të mbeten bastione dhe “simbole të uraganit” të LDK-së.
Ajo i bëri komentet në faqen e saj në Facebook, pasi mori pjesë në tubime elektoralw në këto konuba, sot në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Të bashkuar, përplot zell e motiv për punë e fitore që fuqizon shtetin dhe shtetësinë, që ruan vlerat e shtetit tonë, të të arriturave tona, në Republikën e Kosovës, ka shkruar Gaxherri, e cila mban numrin 15 në listën zgjedhore të LDK-së.