Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se deputetët e opozitës t’i thërrasin mendjes dhe ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Gaxherri në “Debat Plus” ka thënë se pozita e ka të pamundur të miratojë këtë projektligj pasi sipas saj vazhdimisht ka deputetë që janë të prekur nga coronavirusi e të tjerë në vet izolim.
“Prej se ka filluar pandemia deri në katër deputetë na kanë munguar nga pandemia. Nëse edhe kjo arsye nuk ia ngritë përgjegjësinë opozitën nuk di çka të them. Faj kemi të gjithë. Unë nuk e di kush përfiton më shumë vota nëse nuk mbështetet ky ligj. Opozita duke penguar miratimin e këtij ligji po dëmton vendin dhe bizneset”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Deputetja e pozitës thotë se qeveria është e gatshme që të pranojë amendamente nga opozita në mënyrë që projektligji të kalojë.
Gaxherri thotë se të gjitha mjetet do të ndahen por sipas saj kjo do të bëhet gradualisht.
“Ky është vetëm fillimi i krizës. Do të kemi kriza më të mëdha në të ardhmen”, tha ndër të tjera Besa Gaxherri.