Gaza: Mijëra njerëz ende strehohen brenda spitalit Al-Quds, i cili ishte cak i sulmeve gjatë gjithë ditës

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Shumë sulme ajrore goditën zonën përreth spitalit Al-Quds gjatë gjithë ditës, duke dëmtuar kështu shumicën e ndërtesave aty pranë dhe një kullë banimi.

Gjithashtu u shkatërruan edhe dyqanet në zonë, si dhe të gjitha rrugët që të çojnë në spital.

Disa nga sulmet ndodhën brenda rreth 10 metrash nga portat e jashtme të spitalit, duke prekur pjesë të ndërtesës në të cilat mijëra civilë kanë kërkuar strehim, raporton BBC.

Ndërsa ekipet mjekësore kanë shpërndarë maska, ​​për të ndihmuar njerëzit të mbrohen nga sasitë e mëdha të pluhurit dhe tymit që futen brenda.

Disa nga pacientët në spital janë plagosur rëndë nga kjo luftë dhe tetë prej tyre janë ende të lidhur me aparatet për jetë.

Të ngjashme