Nuk është Premierliga, as Paris Saint-Germaini, as Kina e as Japonia. Destinacioni më i mundshëm dhe më real i Cristiano Ronaldos është gjiganti italian, Juventus.
Sipas të përditshmes spanjolle, që është i afërt me Real Madridin, Juventusi është hedhur në sulm për ta transferuar yllin e klubit madrilen, Cristiano Ronaldon, i cili në fund të muajit maj shprehu dëshiron për t’u larguar.
Juventusi është në dijeni për mosmarrëveshjen mes Realit dhe Ronaldos, kryesisht për dallimet mes Ronaldos dhe presidentit Florentino Perez, si dhe për dëshirën e tij për t’u larguar, e cila u dëshmua në fushë në Kiev menjëherë pasi gjiganti spanjoll e fitoi titullin e 13-të në Ligën e Kampionëve.
Juventusi e di çfarë dëshiron Ronaldo dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij kontratë siç e kërkon, 30 milionë euro në sezon me kohëzgjatje deri më 2022.
Real Madridi tashmë është kontaktuar për ta negociuar transferimin e tij.
Ronaldo ka klauzolë me të bardhët në vlerë 1 miliard euro, por çdo gjë është e negociueshme. Juventusi dhe portugezi e dinë se ai mund të largohet nga Reali për një shumë tejet më të ulët dhe më të pranueshme.