Gazeta Kurir: Thaçi në panik, Kosova humb mbështetjen e ShBA-së

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 09:14 | Nga

Gazeta serbe “Kurir” mëngjesin e sotëm ia ka bërë vetit dhe Serbisë qefin, që kinse Kosova do ta humb përkrahjen e ShBA-ve.

Mëngjesin e sotëm kjo gazetë e përshkuan përmes një artikulli se kinse presidenti i Amerikës Donald Trump është i pakënaqur me autoritetet e Prishtinës, dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në panik, transmeton lajmi.net.

“Shqiptarët e Kosovës dhe kryetari i tyre Hashim Thaçi janë në panik të plotë për shkak se ata kanë humbur favorin e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Kurir.

Madje kjo gazetë, që është pothuajse më primitivja në Ballkan me gjuhën e urrejtjes që përdor për popujt jo-serbë, thotë se “tash Trump penjtë e Ballkanit ia ka lënë në dorë presidentit rus, Putin”.

“Kryetari i ShBA-së planifikon që ta ndërrojë politiken e Uashingtonit në raport me Prishtinën, ndërsa pjesë e këtij plani do te jetë që për çështjen t’ia kalojë presidentit rus që ‘t’i tërheq penjtë’ për Kosovën”, thuhet në shkrimin e gazetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme