Gazeta serbe “Kurir” që i shërben drejtpërdrejt presidentit Aleksander Vuçiq shkruan se Policia e Kosovës po përgatit një operacion në veri me forcat speciale.
Ky medium shkruan se njësitë speciale të policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pjesën jugore të Mitrovicës që nga mëngjesi i sotëm.
Sipas tyre ata po qëndrojnë në bazën e policisë speciale Belvedere me diku 100 pjesëtarë të armatosur që janë në gjendje gatishmërie.
“Kurir”raporton se tri makina të policisë speciale janë duke qëndruar gati teksa një njësi tjetër është dërguar nga Prishtina.