Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është ballafaquar sot me një situatë të palakmueshme.
Derisa ishte duke dhënë deklaratë para medieve, aty pranë ka kaluar kryeministri Isa Mustafa dhe për një moment të gjitha mediet kanë mësyrë të parin e ekzekutivit duke “injoruar” Ymerin.
Pasi që Mustafa nuk ka pranuar të flasë, mediet sërish i janë kthyer Ymerit.
Kjo ngjarje ndodhi pas takimit të pozitës me opozitën për demarkacionin.
https://vimeo.com/188838542