Gazetarët nuk janë të profilizuar të raportojnë për ekstremizmin fetar, u duhen trajnime

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 11:31 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka prezantuar përfundimin e projektit “Përballja me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë”.

Skënder Perteshi, udhëheqës i programit, prezantoi të gjeturat e raportit. Ai tha se ky projekt është implementuar në një periudhë kohore prej një viti ku janë përfshirë 11 komuna, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, objektivi i projektit ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve në nivel lokal për pasojat që mund të shkaktoj ekstremizmi i dhunshëm, por edhe përfshirja e komunitetit në parandalimin e përhapjes së kësaj ideologji.

“Zakonisht kryetarët e komunave kane treguar që nuk kanë resurse të mjaftueshme për të luftuar këtë dukuri për çka nuk është ndarë ndonjë buxhet nga niveli qendror për të zbatuar strategjinë. Është vërejtur që nuk ka ndonjë koordinim në mes nivelit lokal dhe atij qendror gjithashtu nuk ka koordinim në mes të kryetarëve të komunave dhe qytetarët pra mungojnë debatet me qytetarë”, sqaroi Perteshi.

“Familjet që janë prekur nga kjo dukur kanë shumë pak qasje në institucione lokale pra komunat nuk kanë treguar gatishmërinë për t`i vizituar këto familje ku shumica e familjeve janë të stigmatizuara nga shoqëria duke pamundësuar zbatimin e programeve për deradikalizëm”, tha ai.

Perteshi tha se gazetarët nuk janë të profilizuar në fushën e sigurisë dhe ekstremizmit, sipas tij është mirë që të organizohen trajnime me gazetar për këtë lëmi, raporton EO.

“Informacionet që marrin për ekstremizmin dhe radikalizmin qytetarët thonë se i marrin nga media ku ka pasur kritika për shkak se gazetarët nuk janë të profilizuar në fushën e sigurisë dhe ekstremizmit ku është mirë që të organizohen trajnime me gazetar për këtë. Është vërejtur prezenca e gjuhës së urrejtjes nëpër media”.

Ndërsa Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i QKSS-së, tha se ky është një ndër projektet më të mëdha që ka ekzistuar në Kosovë në funksion të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Ai tha se është bërë lëvizje pozitive sepse ka një unifikim popullor për t`u marr me këtë temë.

“Çdo aktivitet që kemi pasur ka qenë që të identifikojmë format e ekstremizmit të dhunshëm. Përveç keqpërdorimit të fesë islame ne kemi identifikuar edhe forma të tjera të ekstremizmit si involvimi i shteteve të tjera si Rusia për çka do të paraqesim edhe provat për këtë. Mendoj që kemi bërë progres si shtet në këtë aspekt sepse janë bërë lëvizje pozitive sepse ka një unifikim popullor për tu marr me këtë temë që me ngulm popullata i kundërpërgjigjet kësaj dukurie”, tha Qehaja.

Ana Vlahovic Hacic, nga ambasada amerikane, tha se përmes këtij projekti është ngritur ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rrezikshmërinë që paraqet ekstremizmi i dhunshëm.

“Ky projekt i fokusuar në shoqërinë civile ka quar më tej qasjen gjithëpërfshirëse kundër ekstremizmit. Ne jemi ë inkurajuar nga projekte si ky që simulon komunat dhe qytetarët për tu përballur me ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel lokal. Ne ende jemi duke u përballur që të kuptojmë se pse ekstremizmi ndodh të një njeri dhe sidomos tek fëmijët dhe gratë kjo është sfidë që bota po përpjekjet të kuptoj këtë dukuri”, tha Hacic.

“Ambasada ka mbështetur institucionet e Kosovës për tu përballur me këtë dukuri. Projektet ku involvohen komunat janë aset më i të njësishëm në këtë përballje. Ne besojmë gurthemeli i sigurisë së qytetarëve të Kosovës është zhvillimi ekonomik i vendit”, tha ajo.

Të ngjashme