Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, ka shkruar lidhur me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke thënë se Kurti ka dalë forca kryesore politike, megjithatë ka humbur shumicën e votave që kishte fituar në vitin 2021.
Martens thotë se bisedimet për koalicione janë të nevojshme dhe se zgjedhjet e reja në vitin 2026 janë të mundshme.
Ai s’ka përjashtuar edhe mundësinë që opozitë me përkrahje të SHBA-së të përpiqet për ta çuar Kurtin në opozitë.
“Nuk mund të bëhen parashikime të besueshme se si mund të shkojnë bisedimet e ardhshme të koalicionit, pasi shumë kombinime janë të mundshme – duke përfshirë mundësinë që partitë opozitare (me mbështetjen e SHBA) të përpiqen të formojnë një koalicion për të përjashtuar Kurtin nga pushteti”, ka thënë Martens.
Short 🧵 on the elections in Kosovo. The Self-Determination party of incumbent Prime Minister Albin Kurti (again) became the strongest political force, but lost the absolute majority of votes it had won in 2021. Coalition talks are needed, new elections already in 2026 posible:⬇️
— Michael Martens (@Andric1961) February 10, 2025