Gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Ridvan Berisha, ka njoftuar se babai i tij ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Sipas Berishës, gjendja e tij është e mirë dhe se deri tash nuk ka ndonjë simptomë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ua ka bërë me dije kolegëve të tij në RTK se nuk ka pasur kontakt me të dhe se fotografia që ka publikuar është nga një ditëlindje.
“Me të gjithë që kam pasur kontakt, e shfrytëzojë rastin për t;i njoftuar, vecmas kolegët e m’i të Dhomës së Lajmeve në RTK3, që nuk kam pasur kontakt me dostin tim. Fotografinë e nxorra nga ditëlindja e tij e sivjeme”, ka shkruar Berisha.