Një muaj pas arratisjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari për shkak të dënimit për dy vite burg për rastin e PSP “Tanku”, gazetari britanik i “The Guardian”, ka publikuar fotografinë e Gruevskit në “Twitter”.
“Të kapa! Ish-kryeministri i Maqedonisë i arratisur në Budapest”, shkroi korrespodenti i “The Guardian” nga Budapesti, Daniel Nolan në “Twitter”.
Në fotografinë, e para që kur u arratis nga Maqedonia, Gruevski shihet me një person në afërsi të një birrarie në kryeqytetin e Hungarisë.
Gruevski u arratis nga Maqedonia më 12 nëntor. Me ndihmën e diplomatëve hungarez, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari ku kërkoi dhe fitoi azilin politik.
Autoritetet e Maqedonisë lëshuan fletarrest ndërkombëtar dhe kërkuan që ai të ekstradohet në Maqedoni.