Kuvendi konstaton dorëheqjen e Nikolla Gruevskit

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Gruevski i cili dorëheqjen e tij e dorëzoi në Kuvend më 5 qershor.

Kërkesa për marrjen e mandatit tashmë është e pakuptimtë dhe tërhiqet, nga Kuvendi.

Ish-kreu i ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut, gjatë procesit gjyqësor kishte ikur nga vendi i tij dhe kishte kërkuar azil politik në Hungari.

Dorëheqja kishte arritur në Kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit, shkruan Alsat-M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme