Gazetari italian, Agresti: Çështja e Dybalas ka arritur në një pikë ku nuk ka kthim mbrapa

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është bërë temë e diskutime në Itali.

E ardhmja e argjentinasit nuk është e sigurt, shkaku se kontrata e tij është afër skadimit dhe Dybala kërkon një rritje page gjë që është e papranueshme nga “Bianconerët”, shkuan lajmi.net.

Tani, gazetari italian, Romeo Agresti i cili raporton ne Goal.com, raporton se çështja e Dybalas nuk ka kthim prapa.

“Sipas meje, Juventusi dhe Dybala është histori e përfunduar”, tha ai.

“Është një propozim që do ta bënte atë njërin nga 20 lojtarët më të paguar në botë, këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Agnelli”, shtoi ai.

“Situata është një këso soji që nuk është arritur ende një marrëveshje ndërmjet palëve, por unë mendoj që sa më shumë që kalojnë ditët, aq më e vështirë është për palët që të arrijnë marrëveshje”, përfundoi Romeo Agnesti./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme