Gazetari meksikan vritet përderisa po hante mëngjes në restorant

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Jesus Eugenio Ramos Rodriguez ishte duke ngrënë mëngjes kur u qëllua me armë zjarri nga njerëz të panjohur dhe vdiq. Ai është gazetari i dytë që është vrarë këtë vit në Meksikë.
Vdekjen e gazetarit e kanë konfirmuar autoritetet meksikane. Ato kanë njoftuar se gazetari ishte duke ngrënë mëngjes në qytetin e Tabaskos në momenin kur u qëllua me armë. Rodriguez ishte udhëheqës i një emisioni në radio, i cili transmetohej dy herë në ditë.

Ai është gazetari i dytë i vrarë gjatë këtij viti në Meksikë, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. Autoritetet lokale janë duke e hetuar rastin, kurse qeveria qendrore është zotuar se do t’i shtojë masat e sigurisë për gazetarët dhe aktivistët e grupeve për të drejtat e njeriut.

Nëntë gazetarë janë vrarë në Meksikë vetëm gjatë vitit 2018. Kjo statistikë ka bërë që Meksika të renditet në vendin e katërt në botë për shtetet më të rrezikshme për gazetarë. Organizata “Reporterët Pa Kufij” thotë se gazetarët më të rrezikuar në Meksikë janë ata që raportojnë për korrupsionin politik dhe krimin e organizuar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gazetari-meksikan-vritet-perderisa-po-hante-mengjes-ne-restorant-625243/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme