Gazetari serb thotë se AKI ka formuar agjenci speciale, Islami: Po shpif, qëllimi i tij është t’ua humbë besimin e AKI-së dhe SHISH-it

Prishtinë | 24 Tet 2024 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka publikuar një video të gazetarit serb gjatë luftës në Kosovë,  Milonvan Drecun, ku ky i fundit kishte thënë se është formuar një agjenci speciale në AKI me ushtri civile që po veprojnë në veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Islami ka thënë se gazetari Drecun ka përgjegjësi edhe për vrasjen e vëllezërve Mazreku, dhe bashkëpunëtor i KOS-it, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, qëllimi i tij është tua humbë besimin AKI dhe SHISH te partnerët perëndimorë.

“Milovan Drecun i cili njihet si gazetar, gjatë luftës në Kosovë ka edhe përgjegjësi edhe për vrasjen e vëllezërve Mazreku, e që vërtet ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it, qenka mësyrë t’i sulmojë me shpifje shërbimet e inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe të Shqipërisë (SHISH). Ku tjetër përveç se në Tanjug. Qëllimi i tij është tua humbë besimin AKI dhe SHISH te partnerët perëndimorë! Por kjo nuk do të ketë sukses, siç nuk ka pasur sukses kur gjatë viteve 1998 dhe 1999 përpiqej t’i quante terroriste edhe UÇK-në, edhe NATO-n”, ka thënë Islami.

Kurse në një intervistë në Tanjug, Drecun ka thënë se është formuar një agjenci speciale, në krijimin e spiunazhit në veri, por edhe në Serbinë Qendrore.

“Në të gjithë këtë ajo që është duke ndodhur larg syve të publikut është prania e AKI-së, ushtri civile. Në ushtri është formuar një agjenci special, dhe për mua këtu janë bashkuar shërbime të zbulimit të kundërzbulimit. Këtu kemi një shërbim I cili është jashtëzakonisht aktiv në veri, e cila vepron natyrisht në uniforma civile por që kanë legjitimitet dhe kompetenca policore dhe që kanë marrë në të gjitha veprimet e njëanshme të ndërmarra nga Prishtina në veri. Duke filluar prej arrestimeve, marrjeve në pyetje, krijimit të rrjetit të spiunazhit jo vetëm në veri, por edhe në Serbinë qendrore është aktiv grupi prej 30 pjesëtarësh të cilat janë të pozicionuar në pjesën jugorë të Mitrovicës”, ka deklaruar Drecun.

Tutje, ai ka theksuar se trupat e ushtarëve civil në veri janë në prani shumë të madhe, duke shtuar se po rekrutojnë edhe serbë të punojnë në dobi të Kosovës, dhe kundër interesave të popullit serb.

 “Por, janë në prani shumë të madhe, ata janë shqiptarë por që I rekrutojnë edhe serbë marrë në anën e tyre dhe që të punojnë në dobi të tyre. Kjo është tragjike por e vërtetë, kujtoni atë argjendin e ekspozuar të SHISH-Shqipërisë dhe asaj AKI-së së Kosovës, që kishin krijuar një rrjet në Serbi. Ky është një tregues se si ata vepron në Serbinë Qendrore dhe në veri të Kosovës, por për fat të keq, ka serbë që janë të gatshëm, që për arsye të ndryshme të punojnë kundër interesave të sigurisë të popullit serb”, ka thënë ai.

Të ngjashme