Gazetari turk arrestohet pas lajmit për transferimin e Musialas te Galatasaray

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Gazetari sportiv turk, Burhan Can Terzi, është ndaluar nga autoritetet në Stamboll nën dyshimin për “përhapje publike të dezinformatave”.

Procedura ndaj tij nisi pasi Terzi raportoi se ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala, do të transferohej te Galatasaray.

Klubi turk e mohoi zyrtarisht lajmin vetëm disa orë më vonë, duke deklaruar se pretendimi për transferimin nuk ishte i vërtetë, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Terzi këmbënguli në raportimin e tij dhe deklaroi: “Garantoj për këtë me kokën time”.

Sipas raportimeve, disa tifozë të Galatasarayt e kanë denoncuar gazetarin, duke pretenduar se ai vazhdoi të përhapte informacionin edhe pas përgënjeshtrimit zyrtar të klubit.

Prokuroria në distriktin Bakırköy të Stambollit ka nisur hetimet, ndërsa Terzi është dërguar në njësinë e sigurisë së policisë së Stambollit për të dhënë deklaratën e tij.

Të ngjashme