Gazetarja dyshohet se u hodh nga ballkoni

Tiranë | 24 Gus 2017 | 23:40 | Nga

Gazetarja e njohur shqiptare, Arlinda Canaj, është ndarë nga jeta, sot pasdite. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht e bija, e cila ka përdorur faqen në Facebook të Arlindës për të njoftuar lajmin e kobshëm.

Në një njoftim, Policia shkruante se gazetarja ka rene nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ajo merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme