Me Ramush Haradinaj si kryeministër do të jetë e vështirë për të kryer dialogun tashmë të vështirë në mes të Beogradit dhe Prishtinës, shkruan redaktorja e “Deutsche Welle”, Adelhajd Fajlke, në analizën e saj për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të djeshme.
Më tutje, Fajlke e portretizon dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin e cilëson “ujk me veshje të deles”.
“Realiteti në Kosovë është, të pëlqeu apo jo: nacionalistët, radikalët, të frustruarit… me potencial për organizimin e strukturave në Kosovë. Si dhe ata që fituan në zgjedhje: koalicione që nuk janë të gatshme për kompromis”, shkruan DW.