Pas tubimit madhështor në Prishtinë të koalicionit për Fillim të Ri, ku nisi fushata zgjedhore, nënkryetari i AAK-së dhe kandidati për deputet, Gazmend Abrashi ka paralajmëruar projekte ekonomike të mëdha dhe strategjike për Kosovën, që sipas tij do të zbatohen me ardhjen e Ramush Haradinajt Kryeministër, pas 11 qershorit.
Abrashi përmes faqes së tij në Facebook ka përsëritur se është koha që vendi të hartojë projekte të mëdha strategjike për zhvillim makroekonomik.
“Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga pas lufta, projekte të mëdha strategjike ekonomike në Kosovë, kanë mbetur vetëm ato që i kanë ndërtuar baballarët tanë. Për vite të tëra agjenda politike e ka dominuar skenën tonë, për t’a anashkaluar agjendën ekonomike të Kosovës”, ka shkruar kandidati i AAK-së për Deputet, Gazmend Abrashi.
Nënkryetari i AAK-së thotë se këto projekte duhen të jenë afatgjate.
“Ka ardhë koha që ekonomia të jetë prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës që me vendosmëri dhe efikasitet të punohet në politikat që do ta tejkalojnë situatën ekonomike në të cilën gjendemi. Ka ardhë koha për projekte të cilat do të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit dhe të krijojnë vende të reja pune. Ka ardhë koha që të shfrytëzohen pasuritë natyrore të Kosovës për t’i shndërruar në forcën motorike të zhvillimit tonë”, shkruan Abrashi në Facebook.
“Ka ardhë koha që të gjithë të bëhemi bashkë që ta drejtojmë Kosovën. Ti japim perspektivë këtij vendi. Në këtë rrugë i rëndësishëm është secili qytetarë dhe qytetare e Kosovës!”, thotë Nënkryetari i AAK-së dhe kandidati për Deputet, Gazmend Abrashi.
Ky është shkrimi i plotë:
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga pas lufta, projekte të mëdha strategjike ekonomike në Kosovë, kanë mbetur vetëm ato që i kanë ndërtuar baballarët tanë.
Për vite të tëra agjenda politike e ka dominuar skenën tonë, për t’a anashkaluar agjendën ekonomike të Kosovës.
Ka ardhë koha që ekonomia të jetë prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës që me vendosmëri dhe efikasitet të punohet në politikat që do ta tejkalojnë situatën ekonomike në të cilën gjendemi.
Ka ardhë koha për projekte të cilat do të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit dhe të krijojnë vende të reja pune.
Ka ardhë koha që të shfrytëzohen pasuritë natyrore të Kosovës për t’i shndërruar në forcën motorike të zhvillimit tonë.
Ka ardhë koha që të gjithë të bëhemi bashkë që ta drejtojmë Kosovën. Ti japim perspektivë këtij vendi.
Në këtë rrugë i rëndësishëm është secili qytetarë dhe qytetare e Kosovës.
Koha e Fillimit të Ri për Kosovën ka nisur sot, nga Prishtina, në tubimin madhështor të hapjes së fushatës zgjedhore të 11 qershorit.
#12AAK #GazmendAbrashi20