Grupi i deputetëve të pavarur, sot e ka proceduar Nismën Legjislative: Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar.
Njoftimi i plotë:
Komisionet hetimore janë ndër instrumentet më të rëndësishme për kontrollin parlamentar ndaj
institucioneve qeveritare si dhe agjencive që burojnë nga kuvendi. Por, projektligji aktual i cili është në
fuqi i nevojiten plotësime nga aspekti procedural. Nisma për ndryshimin e ligjit bazik synon që të
eliminohen disa aspekte procedurale me të cilat kuvendi është përballë qe një kohë të gjatë. Përmes këtyre ndryshimeve, të cilat shpresojmë t’i votojnë deputetët e kuvendit:
-Grupeve parlamentare t’u caktohet afat i shkurtër për t’i dërguar nominimet për anëtarë të
komisionit. Në këtë kuptim, kemi konsideruar se afati prej 7 ditësh është i mjaftueshëm.
-Në të kaluarën, komisionet hetimore nuk kanë arritë të themelohen sepse diferenca e
anëtarëve të përgjithshëm pozitë-opozitë ka qenë një më shumë. Ndërsa, me projektligjin e ri,
synohet që kjo praktikë të ndryshojë. Projektligji i ri diferencën e anëtarëve te përgjithshëm në
raport opozitë-pozitë në Kuvend e vendos një anëtarë më shumë nga opozita. Kështu, në asnjë mënyrë grupet parlamentare që janë në qeverisje nuk do të mund t’i bllokonin komisionet hetimore.
-Ndryshim tjetër, do të jetë edhe emërimi i Kryesuesit dhe i zv. Kryesuesit të komisionit.Konsiderojmë që kryesuesi duhet të zgjidhet nga radhët e grupit parlamentar që është iniciator i Komisionit parlamentar. Ndërsa zëvendës kryesuesi duhet të emërohet nga Kuvendi me propozim të grupit parlamentar që është bashkë iniciator i themelimit të komisionit, grup parlamentar i cili është pjesë e nënshkrimeve në listën e iniciatorit.
-Ndryshim pozitiv do të jetë edhe raporti përfundimtar. Me ligjin bazik, pas miratimit të
raportit, ky i fundit mbetej në sirtarët e kuvendit. Ndërsa, me ligjin e ri raporti me rekomandime i miratuar në kuvend, i dërgohet për njoftim Qeverisë së Kosovës, Ministrive përkatëse, Presidentit, dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.
-Raporti i miratuar në kuvend, së bashku me rekomandime i dërgohet Prokurorit të Shtetit për
marrjen e masave të mëtejshme. Prokurori i Shtetit e informon Kuvendin për ecurinë e hetimit
mbi çështjet e rekomanduara për hetim.
Si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në
amendamentimin e këtij projektligji pas kalimit në parim.
Nisma legjislative është proceduar në emër të deputetes znj. Aida Dërguti.