Bajram Gecaj, zëvendësministër i Kosovës dhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, e ka krahasuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, se po flet me gjuhë dhe argumente të njëjta si ato të zyrtarit të qeverisë serbe, Marko Gjuriq.
“Xhelal Sveçla kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës duke përdorur argumente dhe retorikë të njëjtë me të cilën shërbehen këtyre ditëve edhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
“Nuk po e kupton ai pse duhej ndalur Treni i nisur nga Serbia, ndërsa edhe e përsëriti edhe Gjuriqin se ‘shqiptarët nuk e bën këtë vetë’”