Tomë Gashi: Xhelal Sveçla s’ka pranuar ftesë nga Gjykata

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave, se është lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjykata tha se nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, por ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.

Avokati Tomë Gashi ka thënë që lidhur me këtë ngjarje janë dy versione.

“Janë dy versione lidhur me këtë situatën e gjykimit që është duke u mbajtur tek gjyqtari Eroll Gashi, por e vërteta është që Xhelal Sveçla nuk ka pranuar asnjë ftesë për seancën e sotme dhe atë nuk e ka pranuar në tri vende që do të mund gjykata t’i dërgojë. Nuk ka pranuar ftesë në shtëpinë e tij, adresa e tij e banimit ku ai jeton është e njohur për gjykatën dhe prokurorinë, pastaj nuk ka pranuar ftesë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje që do të ishte alternativa e dytë. Poashtu, as në MPJ që do të ishte alternativa e tretë e dërgimit të ftesës për seacën e sotme”, tha ai.

Tutje Gashi ka thënë ka biseduar pak më herët me Sveçlën, i cili e ka konfirmuar sipas tij, se nuk ka pasë asnjë ftesë.

“Pak më herët, kam biseduar me Sveçlën dhe është konfirmuar se ai asnjëherë nuk ka pranuar asnjë ftesë. Për këtë arsye, gjyqtari ka vepruar drejtë duke e shtyrë këtë seancë në kohë të pacaktuar dhe do të verifikojë përmes shërbimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë se si është situata. Për aktakuzën që ekziston të gjithë e dimë që është një aktakuzë që është ngritur kohë më parë dhe Sveçla në momentin që do të marrë ftesë dhe pa kurrfarë problemi do të lajmërohet në gjykatë”, shkruan KlanKosova.

“Mendoj që mediume të caktura për shkak të ekzluzivitetit, ndoshta mundohen që sa më shpejt që është e mundur që të plasojnë lajme të tilla që sjellin publicitet por ja që në këtë rast ia kanë huqur. Dihet që edhe Gjyakta Themelore e ka mohuar lëshimin e një urdhri për një sjellje me dhunë të kujtdo qoftë”, tha Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme