Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj, ka pa propozuar disa ndryshime në Ligjin Zgjedhor nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër kërkesës së ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, për parregullësitë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet.
Sipas tij, këto ndryshime do të lehtësonin punën e gjyqtarëve dhe do t’i lironin nga presioni i shkeljes së ligjit e normave morale.
Postimi i plotë i Gecajt:
Nëse Gjykata Kushtetuese vendosë kundër kërkesës së Arban Abrashi, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të aprovoi disa ndryshime substanciale në Ligin Zgjedhor. Këto ndryshime do të lehtësonin punën e gjyqtarëve dhe do ti lironin nga presioni i shkeljes së ligjit e normave morale!
Ndryshimet e propozuara duhet të jenë:
– Lejimi i transportit dhe ndikimit te votueseve nga OJQ-të fantome;
– Lejimi i votimit të votueseve nga komunat e tjera;
– Ndikimin e votueseve përmes sms-ëve;
– Dëmtimin e procesverbaleve të kutive sipas nevojës;
– Asgjësimin e fletëvotimeve menjëherë pas zgjedhjeve,
– Largimin e heshtjes zgjedhore;
– … e shumë shkelje tjera të tilla të cilat janë provuar në ankesën e Arban Abrashit;