Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, “Pro Youth Evolution”, Valon Peci, për financimin e projektit, “Përfshirja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes”.
Projekti ka për qëllim promovimin e të drejtës qytetare për pjesëmarrje në vendimmarrjen lokale përmes mekanizmave ligjor, vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në jetën institucionale, dhe propozimin e politikave në interes të përgjithshëm.