Ekonomia Online
FUNDIT

Gecaj nënshkruan marrëveshje me “Together Initiative for Progress”

Gecaj nënshkruan marrëveshje me “Together Initiative for Progress”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Together Initiative for Progress”, Edis Prapashtica për financimin e projektit “Promovimi i zhvillimit ekonomik lokal si formë e partneritetit ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile”. Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të të […]

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Together Initiative for Progress”, Edis Prapashtica për financimin e projektit “Promovimi i zhvillimit ekonomik lokal si formë e partneritetit ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile”.

Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve ne fushën e ndërmarrësisë dhe aftësimin e tyre për themelimin e bizneseve, duke marrë ne konsideratë resurset natyrore të zonave të caktuara rurale dhe urbane në komuna, si dhe partneritetit me komunat e biznesit për të rritur pjesëmarrjen qytetare në jetën publike.

Të ngjashme