Zëvëndësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokaj, Bajram Gecaj nuk pret që ish- ministri Lubomir Mariq, i cili para pak muajsh u shkarkua nga kryeminsitri Isa Mustafa, të tregohet konstruktiv në procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si zyrtar i ngarkuar nga pala serbe.
Këtë bindje ai do ta ndryshonte vetëm nëse e sheh që Mariq nuk do të ndikohet nga shkarkimi që i është bërë.
“Të shpresojmë se Mariq do të jetë konstruktiv. Por, nëse ai ndikohet nga shkarkimi prej Qeverisë së Kosovës, nuk ka sesi të jetë konstruktiv”, ka thënë Gecaj për Aktivpress.
Por, pavarësisht sjelljeve që mund t’i ketë Mariq në të ardhmen, Gecaj thotë se pala vendese i ka qëndrimet e veta.
“Po të varej nga ne, ata nuk do të zgjidheshin fare. Por për ne ata janë thjeshtë përfaqësuesë të Beogradit”, ka shtuar ai.
Gecaj shpreson se gjatë bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe të jenë bashkëpunes me të dërguarit nga Serbia.
“Lubomir Mariq është i zgjedhur si përfaqësues i Beogradit. Ne si ministri i kemi përfaqësuesit tonë. Ne shpresojmë se do të jemi bashkëpunues në këtë drejtim”, ka përfunduar ai.
Qeveria e Kosovës, më 16 dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë vendim për të shkarkuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Lubomir Mariq, pasi ishte shprehur disa herë kundër antarësimeve të Kosovës dhe kishte marrë pjesë në aktivitete të Qeverisë së Serbisë në Kosovë.
Ndërsa, ditën e djeshme më 14 mars, Qeveria e Serbisë e ka emëruar atë si zëvendësdrejtor të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, të cilën e drejton Marko Gjuriq.