Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj dhe një delegacion nga Policia, raporton Ekonomia Online.
Haziri, deklaroi se Gjilani po menaxhon në mënyrë të duhur problemin e pandemisë, derisa kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave.
Haziri tha se pavarësisht rënies së rasteve me Covid-19, kjo nuk do të thotë që mund të bëhemi imun.
“Ne ftojmë të gjitha organet që menaxhojnë me problemin e pandemisë. Ky delegacion sot ka rëndësi të veçantë pasi në ditën e 41 në Gjilan ne shënojmë zero rezultate. Shpresojmë të vazhdojmë me e ruajt këtë ambient në mos përhapje të virusit”.
“Kërkojmë nga familjet që janë të prekura me infeksion me u kujdes duke qëndruar afër tyre. Rrini në shtëpi, vazhdoni me i respektua masat sepse nuk ka rrugë tjetër. Nuk guxojmë të lejojmë jashtë të dalë jashtë kontrollit kjo sëmundje, përkundër që ne po shkojmë drejt zvogëlimi kjo nuk na bën imun”.
Me rastin e Ditës Botërore të Tokës, Haziri tha se komuna o të vazhdoj në mbjelljen e pemëve për t’i dhënë qytetit pamje të gjelbër.
“Delegacioni do të vazhdoj vizitën e tyre nga Emergjenca në Policinë e Kosovës. Falënderoj të gjitha uniformat e bardha dhe të kaltërua. Sot është Dita botërore e tokës është mirë që me mbjell një pemë një dru dhe me jep kontributin në rritjen e hapësirave të gjelbërta. Do të vazhdojmë gjatë gjithë sezone me i jep pamje të gjelbër qytetit”
Mes tjerash, Haziri, kërkoi nga institucionet e shtetit në zbardhjen e rastit të vdekjes së qytetarit në Burgun e Dubravës.
“Gjilani po kalon këto dy ditë edhe humbjen tragjike të një bashkëqytetari i cili ka vdekur në burgun e Dubravës. Kërkojmë nga shteti në zbardhjen e rastit”, tha ai.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, tha se komunat e tjera të vendit duhet të marrin shembull komunën e Gjilanit.
Por tha ai, se e vetmja mënyrë në luftimin e pandemisë është mbajtja e disiplinës. Derisa tha se edhe nëse nuk kemi fare raste gjatë ditëve në vijim, duhet pasur kujdes.
“Kam kënaqësinë që të shoh një reagim të domosdoshëm të gjitha strukturave në vend. Gjilani ka menaxhuar . Rastet janë në shuarje e tutje, por kjo nuk do të thotë që mos të kemi kujdes. Këtë shembull do ta dërgojmë edhe në komunat e tjera, është mirë që komunat që kanë reagua që dokumentin nga Komuna e Gjilanit t’ia dërgojmë edhe komunave tjera, që të shpërndajmë këtë praktikë të mirë”.
“Këtë pandemi munden ta luftojnë vetëm qytetarët duke mbajtur disiplinë. Muaji prill është muaji që pritet të jetë piku në Kosovë deri tash edhe pse patem disa raste kemi pasur menaxhim racional, edhe nëse arrijmë në pikën zero duhet pasur kujdes sepse shërim kjo nuk ka”, ka thënë Gecaj.