Genc Nimoni, njëri nga zërat me të fuqishëm i shoqërisë civile në Kosovë, do të jetë pjesë e ekipës së kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Ai ka kontribuar për vite me radhe në fushën e drejtësisë dhe së fundmi në procesin e hartimit të dokumentit të vettingut në drejtësi.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka emëruar Genc Nimonin, Këshilltar Politik dhe Shef të Kabinetit të saj. Nimoni është njëri ndër personat më të zëshëm të shoqerisë civile në Kosovë, kundër keqpërdorimeve dhe padrejtësive në vend.
Ai ishte pjesë e shoqërisë civile për më shumë se 10 vjet duke kontribuar në fusha të ndryshme por me theks të veçantë në fushën e drejtësisë, shkruan Insajderi.
Ka punuar për disa vjet në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (Birn) si shef i zyrës ligjore dhe koordinator i projektit të monitorimit të Gjykatave. Ka qenë drejtor i Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe organizatës KOMF. Nga viti 2016 i është bashkuar organizatës ÇOHU.
Genc Nimoni ka qenë pjesë e grupit punes për reformën në drejtësi. Ai është njëri ndër hartuesit e dokumentit me të synohet të këkohet llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.
Nimoni është diplomuar në nivelin master nga Universiteti i Ohio Northern University Claude W.Pettit Collage of Low, si bursist i Ambasadës Amerikane në Kosovë përmes programit …
Studimet bachelor Nimoni i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, është votuar javën e kaluar nga 18 deputetë. Albulena Haxhiu do të drejtoj njërën nga ministritë më të rëndësishmë të kësaj qeveria, atë të Drejtësisë. Kurti ka emëruar si zëvendësministër të këtij dikasteri Blerim Sallahun.
Ministria e Drejtësisë e ka prioritet vettingun në sistemin e Drejtësisë.