General Motors zbulon veturën e saj të parë vetë-vozitëse elektrike

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Cruise, një kompani që prodho vetura, shumica e aksioneve të së cilës mbanë General Motors, ka zbuluar veturën e saj të parë, e dizajnuar për të qenë vetë-vozitëse.

Kjo veturë elektrike është zhvilluar nga Honda, e cila gjithashtu ka aksione në këtë kompani.

Lansimi i kësaj veture, e cila nuk ka as timon e as pedale, ka qenë i vonuar, transmeton Koha.net.

Kjo veturë, është dizajnuar për të pasur pronar të përbashkët thotë Cruise: “Nuk është një produkt për ju ta blini, është një eksperiencë për tu ndarë me të tjerët”.

Drejtori ekzekutiv Dan Ammann dëshiron që shoferët të largohen nga pronësia individuale drejt asaj të përbashkët, për të ndihmuar në reduktimin e emitimeve, aksidenteve e mbipopullimin.

Duke folur gjatë lansimit në San Francisko, ai ka thënë se Cruise Origin nuk është një veturë koncept: “Ajo është vetë-vozitëse. Krejtësisht elektrike.”

Ai nuk ka treguar se kur kjo veturë do të prodhohet apo sa prej tyre kjo kompani planifikon t’i prodhojë.

Ajo nuk është aprovuar për tu vozitur në rrugët publike dhe do t’i duhet ti kalojë edhe shumë testime për tu lejuar.

Të ngjashme