Ekonomia Online
FUNDIT

“Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb”, Zyra e presidentes Osmani i reagojnë Selakoviqit

“Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb”, Zyra e presidentes Osmani i reagojnë Selakoviqit

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot për fjalimin e kryediplomatit serb, Nikola Selakoviq, të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit. Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit […]

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot për fjalimin e kryediplomatit serb, Nikola Selakoviq, të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit.

Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.

“Ajo çfarë tha dje Selakoviq për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiqit( babait të kombit serb): “Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur” “, ka shkruar Vela në profilin e tij zyrtar.

What we witnessed yesterday from #Serbia’s Selaković at the @UN Security Council meeting on #Kosovo is classical application of Dobrica Ćosić’s (“father pf Serb nation”) famous saying:

“Lie is a form of Serbian patriotism and a confirmation of our innate intelligence”#Exposed pic.twitter.com/jluhhcd7w1

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 16, 2021

Të ngjashme