Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila ka ardhur në Kosovë për ta lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga ky takim.
Calavera ka takuar sot edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrat përkatës lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane dhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit.
Zyrtarja e Komisionit Evropian pas pak pritet ta lansojë Programin e ri të Reformës Ekonomike.