Gent Cakaj takon ministrin francez për Evropën, flet për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me ministrin francez për Evropën Clement Beaune.

Përmes një postimi në Twitter, Cakaj ka thënë se me ministrin frances kanë diskutuar ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Një takim i shkëlqyeshëm me ministrin e Francës për Evropën, Clement Beaune. Diskutuam për agjendat tona bilaterale, perspektivën evropiane të Shqipërsië, bashkëpunimin tonë brenda OSBE’së dhe dialogun Kosovë-Serbi. I inkurajuar nga përkrahja e Francës për Shqipërinë në të gjitha nivelet. Falenderues ndaj ministrit për qëndrimin tejet bashkëpunues”, ka shkruar Cakaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme