Tash e disa ditë, këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, qëndroi në Stamboll të Turqisë.
Përderisa shijoi disa ditë të mira pushimi atje, e njëjta siç është raportuar ka punuar edhe rreth një projekti të ri muzikor, për të cilin nuk ka zbuluar shumë detaje.
Së fundmi, ajo ka qenë kryetemë në mediat turke, madje për të treguar më shumë rreth saj, 35-vjeçarja javën e kaluar mbajti edhe një konferencë për media atje.
Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli e admiroi Stambollin, ku erdhi të punojë në një duet surprizë. Genta tha se ajo ishte e impresionuar veçanërisht nga Bosfori. “Stambolli është një vend i mahnitshëm. Një anë është Azia, njëra palë është Evropa”, shkruan Hurriyet.com.tr, transmeton Telegrafi.
Genta Ismajli, e cila përfundoi xhirimet në Stamboll dhe do të vijë përsëri për një duet surprizë, tha: “Ka shumë vende që nuk i kam vizituar në Stamboll. Dua të vizitoj vendet historike në veçanti. Kështu që e zgjata programin tim për një javë”.
“Turqia është si qielli … Gjithçka ishte shumë e shijshme dhe simpatike”, ka thënë ndër të tjerash Ismajli.
Genta posedon një karrierë të bujshme profesionale dhe tanimë numëron projekte shumë të suksesshme, përkundër se është pjesë e estradës për më shumë se 15 vite.