Genta Ismajli po e shijon çdo moment të lidhjes.
Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur që mos ta mbajë më jetën private edhe aq të fshehur.
Ajo tashmë ka dalë publikisht me të dashurin e saj turk me të cilin po e shijon çdo moment të lidhjes.
Këngëtarja ka pranuar kritika se përse nuk e ka gjetur një shqiptar mirëpo asaj duket se nuk po i intereson fare për komentet negative që po i merr dhe po vazhdon ta shijoj deri në maksimum jetën me personin që ia ka rrëmbyer zemrën, shkruan lajmi.net.
Genta e ka publikuar para pak minutash një Instastory ku shfaqet brenda veturës luksoze me “shoferin personal”, pra të dashurin e saj.