Gentiana Begolli kryetare e re e AGK-së, zgjidhet dhe Bordi

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 18:03 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gentiana Begolli, gazetare e RTK-së, është zgjedhur me shumicë votash kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), në kuvendin që u mbaj sot.

277 gazetarë ishin të regjistruar për votim; ndërsa në votim morën pjesë 239 prej tyre (gazetarë, redaktorë, reporterë e kameramanë) të medieve që funksionojnë në Kosovë.

Gentiana Begolli mori 97 vota, duke mundur kolegun e saj nga radiotelevizioni publik, Alban Selimin, dhe Fitim Gashin të Kohës Ditore. Selimi mori 77 vota, kurse Gashi 63 vota.

Kryetarja e re e AGK, Gentiana Begolli, u shpreh mirënjohëse ndaj kolegëve të saj për besimin që ia dhanë ta drejtojë Asociacionin me mandat trevjeçar.

“Pata fatin të kem besimin e kolegëve. Ia dola të jem përfaqësuese e ardhshme e AGK-së për 3 vitet e ardhshme. Kjo është një fitore për mua, por edhe obligim shtesë”, tha Begolli.

“AGK-ja do të vazhdojë punën e mirë të saj. Kemi fatin që kanë dalë shumë gazetarë profesionistë që janë anëtarë të Bordit të AGK-së dhe shpresoj qe bashkërisht do t’ia dalim”, shtoi ajo.

“Ndihem e bekuar dhe e nderuar, por edhe me obligime shtesë për detyrën që më është dhënë”, ka theksuar kryetarja e re.

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm u zgjodhën dhe tetë anëtarët e rinj të Bordit të AGK-së.

Leonora Dalipi mori 110 vota, Ardiana Thaçi – 90 vota, Arsim Halili – 75 vota, Elvira Berisha – 58 vota, Dardan Hoti – 57 vota, Mentor Gjergjaj – 48 vota, Besiana Krasniqi – 43 vota dhe Mentor Buzhala – 40 vota.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/agk-ja-mban-kuvendin-e-jashtezakonshem/

Të ngjashme